Unlimited WordPress themes, graphics, videos & courses! Unlimited asset downloads! From $16.50/m
Advertisement
  1. Web Design
  2. Adobe XD
Webdesign

Sketch vs Adobe XD: Cilin duhet ta përdorni?

by
Length:ShortLanguages:

Albanian (Shqip) translation by Bekim Axhami (you can also view the original English article)

Sot, do të mundohem të i pergjigjem një pyetje të cilën supozoj se shumica prej jush e keni pyetur ndonjëher veten: "Cili është më i miri, Sketch apo Adobe XD". Në këtë video dhe artikull do të sqaroj se cili është i preferuari im, bazuar në mendimin tim personal dhe nevojat e mia.

Shikoni video regjistrimin

Cila është më e përshtatshme për ju?

Si një dizajner web-i, me shumë gjasa se jeni i njoftuar me këto dy aplikacione, ose së paku keni dëgjuar për ta. Aplikacioni Sketch, ekziston gjatë kohë (prej vitit 2010), ndërsa Adobe XD është aplikacioni më i ri në treg. Por, për të arritur në konkludimin se cili është "më i miri" është e vështir për disa arsye. Çfarë mund të funksionojë mirë për mua, nuk mund të rezonojë në të njëjtën mënyrë me ju. Mënyra e përdorimit mvaret nga veglat të cilat do të i përdorni si dizajner, nga kompjuteri juaj, lloji i punës që ju do bëni dhe nga faktor të tjerë.

Kam përdorur Sketch-in që nga verzioni 3.0 (tash është në verzionin 51, sepse e kanë ndryshuar sistemin e numërimit të verzioneve) dhe është e drejtë të thuhet se Sketch-i ka evuluar në një software shumë të aftë. Para Sketch-it, shumë vite e kam përdorur Adobe Photoshop-in, produkt ndryshe nga ky i pari, dhe për arsye se prioriteti im ishte web dizajni, kalimi në Sketch ishte i përshtatshëm për mua.

Sketch homepage

Adobe e lansoi XD në vitin 2016, duke synuar faktin se në ofertat e tyre më parë nuk kishin ndonjë vegël për web dizajn. XD ("Dizajni i përvojës") ka për qëllim të kujdeset për UX dhe dizajnin UI.

Adobe XD homepage

Për detajet së cilin aplikacion e preferoj në rrethana të ndryshme, shikoni video regjistrimin. Ja një përmbledhje:

Shkurtimisht për Sketch-in

  • Theksi në dizajnimin e UI
  • Komuniteti për zhvillim të kyqur
  • Funksione të pasura
  • Funksion të përkryer "Symbol overrides"
  • Përdor "Pages" në dokument
  • Libraritë 
  • Orar aktiv për përmirësim
  • Çmimi: 99$ në vit

Pasi ta blini Sketch-in, ju e zotëroni atë përgjithmonë, por benefitet e përmirësimeve i keni vetëm për një vit.

  • Sketch-i është vetëm per Mac OS. Na vjen keq, përdorues të Windows-it dhe Linux.
  • Performancë të dobët në gjithcka tjetër, përveç se në kompjutorët më të aftë Mac.

Disa pika për Adobe XD

  • Theksi në prototipet
  • E shpejt si rrufeja (shikoe video regjistrimin për një demo)
  • Përdorim të thjeshtëzuar
  • Funksion superior "Repeat Grid"
  • "Specs" vegla për dorëzim
  • Kompatibil për Mac OS dhe Windows
  • Çmimi: Falas

Për arsye se XD fillimisht ishte pjesë e Adobe CC, prej atëher është bërë falas, pa pagesë. Megjithatë ky plan pa pages ka disa kufizime, në lidhje me numrin e prototipeve të shperndara, specifikat e dizajnit, ruajtje në cloud dhe selektimin e fontit me TypeKit. Përmirësimi në njërin nga verzionet me pagesë do ju jap më shumë.

  • XD nuk i mbështetë kyqjet; third-party-it ose anasjelltas. Megjithëse kjo është diçka çfarë mund ta presim në të ardhmën.
  • Diapazoni i funksioneve është më pak i zhvilluar se sa ai i Sketch-it.

Ti vendos!

Për mua, Sketch-i do të jetë zgjedhje ime e parë deri në një të ardhme të afërme. Por kjo është ashtu vetëm se jam më i njoftuar me atë, dhe se i adhuroj plugins-at të cilat janë në dispozicion.

Sketch-i dhe Adobe XD kanë një përdorim pak të ndryshëm mes tyre, mirëpo kanë më shumë ngjajshmëri. Kjo ngjajshmëri me shumë gjasa se do të rritet edhe më shumë me kalimin e kohës deri sa do të shkëmbehen idetë mes njëra tjetrës. Në ndërkohë, mvaret nga ju që të vendosni se cila ëshë më e përshtatshme për nevojat tuaja. Hidhni një sy këtyre kurseve që do tju ndihmojnë qe të ja filloni!

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Looking for something to help kick start your next project?
Envato Market has a range of items for sale to help get you started.